Notarët kanë vazhduar garat edhe në ditën e dytë të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”.
Edhe këtë herë u pa dallimi i madh me notarët e shteteve tjera evropiane.
Dion Kadriu në disiplinën 400 metra stil i lirë, doli i fundit me kohën 4:36:29 sekonda.
Më pas garuan, Ardit Hysejni dhe Muhamed Rushiti, që në garën e 50 metrave stil i lirë përfunduan të fundit.
Arditi dha shpresa për të ardhmen, pasi dallimi me notarët tjerë nuk ishte i madh. Ai përfundoi me kohën 27.06 sekonda, kurse Muhamedi pati 31.13 sekonda.
Notarët do të vazhdojnë garat edhe në dy ditët e ardhshme, por në disiplina tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Notarët dolën të parafundit në disiplinën 100 metra stil i lirë
-
Garat e fundit të notarëve kosovarë në Botëror, rezultatet larg atyre që priten
-
Notarët e Kosovës ndër të fundit në Evropian
-
Tjetër ditë me rezultate të zbehta në EYOF
-
Përmirësimi i disa rekordeve të vendit, “suksesi” i Kosovës në Evropianin e notit