Sport

Notarët e rinj, me arenë të re

Notarët e rinj të Kosovës do të jenë me arenë të re, pasi të hënën është përuruar pishina e tretë e klubit të notit Step.

Klubi më i madh i notit në Kosovë numëron 2500 kartonë sportivë, derisa 600 nga këta notues janë aktivë.

Përgatitjet e notuesve të Step Sport Center, do t’i nisin pikërisht nga kjo pishinë, që është e treta e këtij klubi.

Kjo pishinë është e përmasave 25 metra, aq sa është edhe pishina e dytë, ndërsa pishina e parë është e bërë për fillestarë, që i marrin hapat e parë të notit.

Gjenerata e notarëve që momentalisht ushtrojnë, mund të thuhet padyshim se është e artë, pasi për herë të parë, katër notarë të këtij klubi, janë shpallur sportistët më të mirë dhe fitues në garat e Ballkanit.

Trajneri i notit, Besart Shala, shprehet tejet i kënaqur me ndërtimin e kësaj pishine, njësoj si notarët e rinj, Dasar Xhambazi e Eda Zeqiri, që synim i kanë Lojërat Olimpike 2020, që mbahen në Tokio.

Përgatitja e kësaj pishine dhe përfundimi i saj që të jetë i gatshëm për notarët e klubit Step, u bë e mundshme pas 9 muajsh.