Kampioni anglez, Manchester City ka pësuar humbje në udhëtim te Norwichi, 3 me 2.
Vendasit e nisën për mrekulli takimin duke krijuar epërsi të dyfishtë përmes McLeanit dhe Cantwellit që shënuan në minutën e 18, përkatësisht të 28, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutën e fundit të pjesës së parë City arriti të ngushtojë rezultatin në 2 me 1 përmes Kun Agueros.
Megjithatë, edhe pjesa e dytë për vendasit nisi më mirë, pasi në minutën e 50 Pukki shënoi për rezultatin prej 3 me 1.
E tëra që arriti të bëjë City, ishte të ngushtonte rezultatin përmes Rodrit në minutën e 88.
Pas kësaj humbje City mbetet pesë pikë prapa liderit Liverpoolit, derisa Norwichi tani ka gjashtë pikë.