Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Norris, superylli i së ardhmes në Formula 1

Tinejxheri britanik Lando Norris është vlerësuar si "ylli i së ardhmes" nga McLareni, pasi impresionoi në debutimin e tij në testim me një bolid të Formula 1, të mërkurën në Hongaroring.

Norris, 17-vjeçar, ishte vetëm prapa Sebastian Vettelit në renditje, më saktësisht ishte 0.2 sekonda prapa liderit të F1, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koha e tij ishte më e shpejtë se ajo e dyshes së McLarenit, Fernando Alonso e Stoffel Vandoorne, që e kishin arritur në të njëjtën arenë në kualifikime për garën e fundjavës së kaluar në Hungari.

Norris ishte angazhuar nga programi i të rinjve në fillim të vitit dhe po vlerësohet qysh tash si një kampion botëror i së ardhmes.

Dhe performanca e tij në Budapest të mërkurën, mbeti pak në hije të rikthimit të Robert Kubicas, ish-garuesit të F1. Ai po synon kthimin në këtë seri gjashtë vjet pasi përjetoi një aksident të rëndë në serinë rally, që gati sa nuk i kushtoi me jetë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.