Sport

Norrie po e përfaqëson denjësisht Britaninë

Tenisti Cam Norrie është bërë britaniku i parë në pesë vjet që arrin në çerekfinale të “Wimbledonit”, pasi fitoi ndaj Tommy Paulit me rezultatin 3:0 në sete.

Bartësi i nëntë i turneut, Norrie, fitoi 6:4, 7:5 dhe 6:4.

Ai është tenisti i parë nga Britania që kualifikohet në çerekfinale të garës, që prej Andy Murrayt në vitin 2017.

Tani do të luajë kundër David Goffinit të Belgjikës.

Goffini fitoi ndaj Francis Tiafoes në pesë sete, 7:6, 5:7, 5:7, 6:4 dhe 7:5.

Meçi zgjati 4 orë e 36 minuta.