Nobby Stiles është në një shtëpi kujdesi për të moshuar në Manchester, fle pjesën më të madhe të kohës dhe shumë rrallë e njeh familjen e tij, ndërsa ka 16 vjet që po lufton me Alzheimerin dhe me dementian vaskulare.
Djemtë e tij, Rob dhe John, kanë vendosur një numër të DVD-ve të ndeshjeve të vjetra të Manchester Unitedit në të cilat të mëdhenjtë George Best, Denis Law e Bobby Charlton mbështeten në Stilesin që të ndalë rreziqet kundërshtare. Për befasi, Stiles reagoi, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
“Peter Osgood - lojtar i madh, bir, lojtar i madh”, ai i tha Robnit, derisa ishin duke shikuar incizimet e dy ndeshjeve të Manchester Unitedit të Divisionit të Parë të Anglisë kundër Chelseat të vitit 1966, në të cilat Unitedi barazoi në “Old Trafford”, dhe dy javë më vonë fitoi 3:1 në Londër.
“Kishte disa njohje të lojtarëve nga ai. Ai nuk na njeh neve në shumicën e kohës, por duke shikuar këto ndeshje duket se bën dallimin. Derisa ishim duke shikuar një nga ato ai më pyeti: ‘Si je bir?’ Këto ndeshje duket se po nxjerrin diçka nga ai që nuk kemi pritur'“, ka treguar i biri i Stilesit, Robi.
Familja e tij e di se ai më nuk do të jetë individi që ishte, jeta dhe shpirti i skuadrës së Sirr Matt Busbyt.
Çdo shpresë që ai të kthejë balancën duket se është humbur disa vite më parë. Kishte dy rrëzime të këqija, një nga të cilat e la atë me legen të thyer, dhe mendja e tij është bërë potere... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.