Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Njeriu i momentit” ia siguron fitoren Liverpoolit

Mohamed Salah ka vazhduar serinë e golave në Premier Ligë, duke ia siguruar fitoren Liverpoolit në ndeshjen kundër Crystal Palacet që përfundoi me rezultat 2 me 1.

Londinezët kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Milivojeviq në minutën e 13.

Liverpooli u kthye në lojë me Sadio Manen që realizoi në minutën e 49 ndërsa Salah u përkujdes për pikët e plota në minutën e 84.

Me këtë fitore, Liverpooli kalon në pozitën e dytë me 66 pikë, një më shumë se Manchester Unitedi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.