Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një tjetër asistim i Lenjanit në Turqi

Ermir Lenjani ka asistuar në barazimin e Umraniyesporit ndaj Kayserisporit me rezultatin 2:2.

Lenjani asistoi për golin e dytë të realizuar në minutën e 59-të të ndeshjes që u zhvillua të dielën.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së nëntë të Superligës turke.

Lenjani luajti deri në fund të takimit, ndërsa ishte asisti i dytë rresht në elitën e futbollit të Turqisë.