Një tenist, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është tërhequr nga gara e US Open që nis të hënën në New York. Kjo tërheqje e tenistit është bërë për shkak të testit pozitiv për koronavirus.
Tenisti nuk ka shfaqur asnjë simptomë, por duhet të izolohet për 10 ditë, transmeton KOHA.
“Një tenist është testuar pozitiv për Covid-19 dhe është tërhequr nga gara”, thuhet në njoftimin e Shoqatës amerikane të tenisit.
Do të përcillen edhe rastet e kontaktit, të cilat po ashtu duhet të karantinohen.