Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nadali s’merr pjesë në US Open

Kampioni aktual, Rafael Nadal, është tërhequr nga pjesëmarrja në turneun US Open sivjet, pas shqetësimeve për koronavirus.

Katër-herë kampioni ka vendosur të mos udhëtojë drejt Amerikës pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas shumë mendimeve, kam vendosur të mos luaj në edicionin e sivjetmë të US Openit. Situata është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me Covid-19 po rriten, dhe duket se nuk e kemi kontrollin”, ka shkruar Nadal në një njoftim. “Ky është një vendim që s’kam dashur ta marrë, por kam vendosur të ndjekë zemrën time këtë herë”.

Kalendari i 2020-s në tenis ka ndryshuar ndjeshëm si pasojë e pandemisë.