Suchawadee Nildhamrong ishte në mes të studimeve për provimet e fundit të saj në universitet, kur u hodh shorti për Kampionatin Botëror të futbollit për femra për vitin 2019.
"Unë isha mjaft e stresuar me provimet", thotë sulmuesja e Tajlandës. Ajo që ndodhi më pas nuk bëri asgjë për të qetësuar nervat e saj, shkruan Fifa.com.
Të biesh në një grup me SHBA-në është një detyrë e vështirë në çdo rrethanë dhe për çdo lojtare. Amerikanet janë kampione në fuqi të botës, përfaqësuesja më e suksesshme në histori të botërorëve të futbollit të femrave. Përfaqësuesja e këtij vendi po shkon në turneun e radhës me seri impresive, pa humbje, përcjell Koha Ditore.
Por për Nildhamrongun, shorti kishte një rëndësi shtesë. Sulmuesja 21-vjeçare, mbi të gjitha, po shikonte shortin nga Kalifornia, ku është lindur dhe ka jetuar gjithë jetën.
Për këtë arsye është e kuptueshme se ylli i përfaqësueses së Tajlandës, po përjetonte aq shumë emocione kur mësoi se do të përballej me SHBA-në...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)