Sport

Një prej talenteve më të mëdha në Shqipëri po kërkon “shpëtimin” në Kosovë

Katër vjet më parë Mario Morina fitoi çmimin “Talenti i Vitit” në Shqipëri.

Vlerësohej e ardhmja e Shqipërisë. Të mëdha ishin edhe pritjet për karrierë të suksesshme në ndonjë skuadër evropiane. Edhe vetë Morina kishte synime të mëdha dhe ende ka, sado që vitet po shkojnë dhe ai sot e gjen veten në kampionatin e Kosovës.

Largimi i tij i parë nga Shqipëria ndodhi në verën këtij viti kur iu bashkua skuadrës me më së shumti trofe, Prishtinës.

"Nëse me kohë do të largohesha nga Shqipëria, sot do të bëja një karrierë të mirë në Evropë. Do të kisha mundur të luaja edhe në kombëtare të Shqipërisë. Por me kokën time kam bërë gabimet. Nuk mund t'i përmirësoj më ato gabime. I takojnë së kaluarës dhe dua të shoh të ardhmen", ka thënë Morina./F.Polisi

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)