Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një portiere cilësore i bashkohet Kosovës

Në prag të ndeshjeve shumë të vështira me Danimarkën, përfaqësueses së Kosovës në hendboll i është bashkuar portierja 19-vjeçare, Aurora Kryeziu.

Kryeziu është zhvilluar dhe jeton në Gjermani. Këtë vit e ka udhëhequr skuadrën Blomberg-Lippe drejt titullit të kampionit të Gjermanisë në grupmoshën e junioreve. Tani po bënë karrierë në kategorinë e tretë gjermane.

Sipas njoftimit të FHK-së, Kryeziu të premten e fitoi të drejtën që të paraqitet me Kosovënn.

Kosova javën e ardhshme i luan dy ndeshje me Danimarkën, superfuqinë e hendbollit. Ndeshjet janë kualifikuese për Euro 2024 dhe zhvillohen të enjten e të shtunën.