Llapi ka angazhuar një futbollist nga Meksika në prag të debutimit në kupa evropiane.
Klubi nga Podujeva ka njoftuar të dielën se ka firmosur për një vit me Francisco Rivera. 26-vjeçari luan mesfushor ofanziv.
Sipas njoftimit të Llapit, Rivera së fundi ishte pjesë e skuadrës Mineros de Zacatecas dhe në 20 paraqitje kishte katër gola e një asistim. Gjithsej për këtë skuadër meksikane të kategorisë së dytë luajti 71 ndeshje dhe kontribuoi me gjashtë gola e gjashtë asistime. Ai ka luajtur edhe në disa skuadra tjera meksikane.
“Francisco Rivera përforcon radhët e skuadrës në prag të ndeshjeve evropiane dhe kampionatit të ri. Rievera shihet si përforcim që do t'i ndihmoj skuadrës të ketë paraqitje të mira në Evropë si dhe në kampionatin e ri të Superligës”, ka njoftuar Llapi.