Akulli nisi të gjëmojë dhe të dridhet për fundi këmbëve. Askush nuk e kishte paralajmëruar Veronique Messinan për këtë.
Messina, një terapiste franceze e të folurit që punon në Kamboxha, kishte ardhur në liqenin Baikal, larg në Siberi për të vrapuar maratonën në sipërfaqen e ngrirë. Ajo kishte kaluar mbi akull për një vrapim provë një ditë para garës.
“Unë jam e frikësuar nga uji dhe mund të shohësh se po vrapon në ujë”, thotë ajo. Ato dridhje nëpër akullin, siç njihet “Simfonia Baikal”, ishin një befasi edhe më e keqe për të, shkruan sot Koha Ditore.
“Ishte e tmerrshme”, thotë Messina 40- vjeçare. “Akulli po dridhej. Unë po dridhesha. Sa herë që kërciste, vrapoja dy herë më shpejt”. Maratonistët shpesh përdorin garat për të eksploruar botën dhe në çdo mars të vitit, Maratona e Akullt në Baikal mbledh një grup të vogël në liqenin e ngrirë, që është vend i Trashëgimisë Botërore i mbrojtur nga UNESCO- ja, si për ekzotizmin, bukurinë dhe paparashikueshmërinë, ashtu edhe për kushtet e vështira.
I rrethuar nga malet e largëta të mbuluara me borë, liqeni gjatë dimrit është fushë e gjerë e bardhë. Mikroklimat prodhojnë stuhi që sabotojnë parashikimet e motit.
“Shkenca nuk mund të na ndihmojë ne”, thotë Aleksey P. Nikiforov 58-vjeçar, themeluesi i garës, që u mbajt këtë vit më 2 mars.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)