Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një lojtar i Stuttgartit arrestohet në Ibiza për përdhunim

Klubi i Bundesligës, Stuttgarti, ka thënë të shtunën se mesfushori Atakan Karazor është arrestuar në Ibiza pasi një 18-vjeçare e ka raportuar në polici se është përdhunuar nga dy persona gjerman në ishullin spanjoll.

Ekipi nuk e ka specifikuar se për çfarë arsye është arrestuar Karazor, por se ai i ka mohuar akuzat.

Policia spanjolle nuk i ka identifikuar meshkujt, por vetëm ka konfirmuar se dy gjermanë, 25-vjeçarë, janë arrestuar pas akuzave për përdhunim.

Karazor është 25-vjeçar dhe është me nënshtetësi gjermane.

Muajin e kaluar, një gjykatë në Spanjë e dënoi futbollistin spanjoll, Santi Mina, me katër vjet burgim, pasi ai ishte shpallur fajtor pasi e ka abuzuar seksualisht një grua.