Klubi i Kategorisë së Tretë të Gjermanisë në futboll, Chemnitzer FC, ka njoftuar se një lojtar ka rezultuar pozitiv në test për koronavirus.
Testimet e lojtarëve janë bërë në fundjavë. Pos lojtarit të infektuar janë udhëzuar të izolohen në shtëpi edhe dy bashkëlojtarë që ishin në kontakt me të.
Chemnitzer FC planifikon t’i kthehet stërvitjeve në grup të martën.