Klubi gjerman i kategorisë së dytë, Dynamo Dresden, ka thënë se edhe lojtari i katërt i këtij klubi është testuar pozitiv për koronavirus.
E tërë skuadra është në karantinë 14-ditore, pasi më parë tre lojtarë ishin testuar pozitiv për COVID – 19. Periudha e izolimit po i afrohet fundit.
Pozitiv ka dalë edhe një anëtar i stafit. Por klubi ka thënë se autoritetet shëndetësore nuk kanë zgjatur karantinën kolektive dhe se vetëm dy të infektuarit do të qëndrojnë të izoluar.
Dynamo Dresden ka njoftuar se të gjithë anëtarët tjerë, duke përfshirë tre lojtarët që më parë ishin pozitiv, kanë pranuar rezultat negativ pas testimit të ri. Kjo skuadër të shtunën do të vazhdojë me stërvitje grupore.
Klubi kishte njoftuar për rastin e parë më 4 maj, ndërsa dy raste tjera u konfirmuan pesë ditë më vonë. Autoritetet lokale, që kanë fjalën kryesore, kanë urdhëruar gjithë skuadrën që të izolohet. Kjo ka bërë që dy ndeshje të Dynamos të shtyhen.
-
Rashica me bashkëlojtarë në izolim dyditor, pas një rasti pozitiv në klub
-
Një lojtar i Chemnitzer FC me koronavirus
-
Klubi gjerman futet në karantinë vetëm një javë para rinisjes së kampionatit
-
Dy të infektuar me koronavirus te Moenchengladbachu
-
Rifillimi i shpejtë i Bundesligës në dyshim, tre anëtarë të Koelnit me koronavirus