Në agim të hënën, 300 sportistë nga 24 shtete, të veshur me uniforma noti, me kapela, syze, me lopata dore dhe me këpucë vrapimi, u zhytën në ujë në ishullin Sandhamn të Suedisë.
Kjo pamje e pazakontë ishte në Botërorin e not-vrapimit në Otillo, një garë aventure në të cilën sportistët notojnë dhe vrapojnë 75 kilometra përgjatë 26 ishujve në Arqipelagun e Stockholmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë garë ishte Rich Roll 50-vjeçar, një nga atletët e shquar në SHBA në garat e qëndrueshmërisë, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.
Si shumë gara aventure, gara Otillo (në suedishte: nga ishulli në ishull) ishte shpikur si një bast në bar mes katër shokëve në vitin 2002. Ata përshkuan distancën për 28 orë.
Në vitin 2016, Michael Lemmel, një garues veteran, e mori organizimin e kësaj gare, duke e kthyer në një garë formale. Por prapa ishte një garë e vetme e llojit të tij, në "aquathlon", ku përfshihet not në ujë të ftohët, shumë ndërrime dhe vrapim kros në fusha që përshkojnë distanca të gjata...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.