Femrat së pari kanë garuar në not në Lojërat Olimpike në Stockholm në vitin 1912, duke marrë pjesë në dy disiplina: 100 metra krol, të cilën e fitoi australiania Fanny Durack dhe në 4x100 metra stafetë, që u fitua nga Britania e Madhe e përbërë nga Belle Moore, Jennie Fletcher, Annie Speirs dhe Irene Steers.
Në Lojërat Olimpike të vitit 1920 në Antwerp, u prezantua një disiplinë e tretë, ajo 300 metra krol. Ethelda Bleibtrey, në moshën 18- vjeçare, garoi dhe i fitoi të tria. Storia e Bleibtreyt është e një femre të emancipuar që bëri dallimin e vërtetë për të gjitha notaret në SHBA, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo nisi me not në vitin 1917 për ta ndihmuar veten që të rikuperohet nga polio. Në atë kohë, traditat sociale në SHBA diktonin se femrat duhet të mbulonin këmbët - të mbanin çorape të gjata - kur garonin në not.
Në vitin 1919, në plazhin në Manhattan, Bleibtrey hoqi çorapet para se të futej për not. Kjo u konsiderua një akt i zhveshjes dhe Bleibtrey u arrestua.
Arrestimi i saj shkaktoi pakënaqësi të mëdha në publik, në atë masë sa që Bleibtrey nuk u ndëshkua, por u vendos që femrat mund të bëjnë not pa veshur çorape.
Edhe
Në Lojërat e Tokios thyhet rekord botëror në not
Bleibtrey, po ashtu, është një nga femrat e para që ka vënë kapelë noti.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)