Një fitore ishte suksesi i mundësve kosovarë që morën pjesë në kampionatin evropian që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Kosovën në evropianin e mundjes e përfaqësuan Drilon Syla dhe Egzon Shala, shkruan sot “Koha Ditore”. Por bilanci prej një fitoreje ishte i mjaftueshëm që mundësit kosovarë të sigurojnë dy norma për pjesëmarrje në lojërat evropiane “Minsk 2019”, që në qershor mbahen në kryeqendrën e Bjellorusisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSigurimi i normave për “Minsk 2019” në sportin e mundjes nuk ka pasur kritere të nivelit shumë të lartë si në disa sporte të tjera. Për shembull në karate normë ka mundur të sigurohet vetëm me medalje në evropianin e fundit apo me rangim në tri pozitat kryesore të kategorive.
Për mundje ka mjaftuar paraqitja e mirë në kampionat evropian. Me “paraqitje të mirë” jodomosdoshmërisht kuptohet edhe fitorja. Për shembull, Drilon Syla nuk ka shënuar fitore në evropianin që është ende duke u mbajtur, por paraqitja në luftën e vetme që e kishte i ka siguruar normë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)