Të vështirë e ka vlerësuar trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ndeshjen kundër Trepçës '89. Për ekipin e udhëhequr nga Josa, ndeshja ndaj skuadrës mitrovicase do të jetë e para në edicionin 2018\2019 të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina është dashur ta luajë të hënën kundër Gjilanit, por ajo ndeshje e xhiros së parë është shtyrë pasi nuk është lejuar të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, transmeton koha.net.
Kështu ndeshja ndaj Trepçës '89, që luhet të dielën nga ora 16:45 në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë, për Prishtinën do të jetë e para në këtë kampionat. Ky takim vlerësohet të jetë edhe derbi i xhiros së dytë të kampionatit të Kosovës në futboll. Prishtina e Trepça '89 llogariten në mesin e pretendentëve për titull.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)