Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në basketboll në konkurrencën e meshkujve, është grumbulluar për herë të parë në përgatitjet për Kampionatin Evropian U-20, që mbahet në Oradea të Rumanisë prej 14-të deri më 23 korrik.
Përzgjedhësi i Kosovës, Jeton Nixha, është shprehur optimist para kësaj gare.
Trajneri i mirënjohur kosovar ka folur edhe për synimet e Kosovës, duke premtuar se lojtarët e përfaqësueses do ta japin maksimumin.
Në këtë grumbullim përveç lojtarëve të cilët aktivizohen në kampionatin e Kosovës, të ftuar ishin edhe shtatë basketbollistë që luajnë jashtë Kosovës.
Duhet theksuar se Përfaqësuesja U-20 do të bëjë gara në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B dhe është në Grupin D së bashku me Irlandën, Hungarinë, Kroacinë, Portugalinë dhe Moldavinë.
-
Kosova U20 e 16-ta prej 21 përfaqësueseve
-
Federata e Volejbollit shpreson në sukses më të madh të përfaqësueseve të reja
-
Basketbollistët e rinj të Kosovës kërkojnë suksesin në Evropianin në Shkup
-
Basketboll, Kosova U20 e 15-ta prej 18 përfaqësueseve në Evropianin e Divizionit B
-
Kosova në grup me Ukrainën