Marcelo i lënduar, do të mungojë për shumë javë, në La Liga e Champions.
Mbrojtësi i krahut te Real Madridi, Marcelo, mund të mungojë së paku një muaj pas lëndimit të pësuar në El Clasico, ndaj Barcelonës, transmeton KTV.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Real Madridit.
“Pas testeve të kryera nga Marcelo në shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve, në “hamstring” e djathtë të tij, dhe shërimi i tij do të vazhdojë hap pas hapi.
Braziliani pritet që së paku të mungojë në dy ndeshje në La Liga, dhe në Ligën e Kampionëve.
Artikuj të ngjashëm