Ka nisur pjesa e dytë e takimit mes Skënderbeut të Korçës dhe Partizanit të Beogradit. Pjesa e parë u mbyll 0 me 0.
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes Skënderbeu – Partizani në kuadër të xhiros së tretë të Grupit B në Ligën e Evropës.
Klubi korçar udhëhoqi sa i përket posedimit të topit dhe rasteve për gol, por nuk arriti të realizojë golin e epërsisë ndaj klubit serb.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Young Boys po fiton ndaj Dynamo Kyivit. Rezultati i barabartë në këtë takim e mban Skënderbeun në fund të tabelës.
Artikuj të ngjashëm