Ndeshja ndërmjet yjeve të skuadrave Al-Hilal dhe Al-Nassr kundër atyre të Paris Saint-Germainit, ka nisur në “King Fahd Stadium” në Riad të Arabisë Saudite. Ky ballafaqim do të jetë i veçantë pasi Cristiano Ronaldo do të luajë kundër Lionel Messit.
Gjatë javës u raportua se kanë qenë më shumë se dy milionë kërkesa “online”, për ta parë nga afër këtë ballafaqim.
Stadiumi ku do të luhet kjo ndeshje u ndërtua në vitin 1982 dhe ka kapacitet prej 67 mijë ulëseve. I njëjti stadium të dielën ishte nikoqir i finales së Superkupës së Spanjës, ku Barcelona mposhti Real Madridin. Mediumi francez, “L’Equipe”, raportoi gjatë javës se PSG-ja do të fitojë rreth 10 milionë euro për këtë takim.
Artikuj të ngjashëm
-
Tifozët kundërshtarë “përshëndesin” Ronaldon me thirrjet “Messi, Messi”
-
Messi dhe Ronaldo ringjallin rivalitetin në Arabinë Saudite
-
Mbi dy milionë kërkesa për përballjen e Messit me Ronaldon
-
Ndeshja e parë e Ronaldos në Arabinë Saudite do të jetë kundër Messit
-
Synimi i madh i Ronaldos me Al-Nassr – Liga e Kampionëve e Azisë