Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nikaragua, vendi ku zhvillohen të gjitha aktivitetet sportive

Në të gjithë botën sportet janë pezulluar për shkak të koronavirusit. Megjithatë, në një vend, një univers alternativ ekziston me një kalendar sportiv të mbushur me ngjarje.

Gati dy javë më parë filloi një turne kombëtar i boksit në Nikaragua, ashtu siç ishte planifikuar. Disa javë më parë, një maratonë u mbajt në Managua, kryeqyteti i vendit. Javën e kaluar, pas një loje të rëndësishme në ligën popullore gjysmëprofesionale të bejsbollit në vend, tifozët morën pjesë në një miting që përfundoi me garë rally në sheshin kryesor të qytetit, Jinotepe. Asnjë maskë në fytyrë apo dorëza në duar nuk shiheshin dhe as nuk u ndoq distanca sociale në këtë kohë të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Dhe të pesë ndeshjet e planifikuara javën e kaluar në ligën elitare të futbollit profesional të vendit u luajtën, megjithëse në stadiumet ishin të mbyllura për publikun. Pavarësisht protestave nga disa lojtarë dhe ekipe, La Liga Primera është e vetmja ligë profesioniste e futbollit që akoma po zhvillohet në hemisferën perëndimore. Tubimet e vazhdueshme masive në Nikaragua, një nga vendet e pakta së bashku me Bjellorusinë, Taxhikistanin, Tajvanin e Burundin që gjithashtu po zhvillojnë garat e futbollit, kanë shqetësuar zyrtarë ndërkombëtarë shëndetësorë dhe figurat sportive.

"Është plotësisht e pakuptueshme", tha Dennis Martínez, një ish-yll i bejsbollit në MLB të SHBA-së dhe një nga sportistët më të famshëm të vendit të Amerikës Qendrore, me më shumë se gjashtë milionë banorë. "Si shtetas i Nikaraguas, unë jam shumë i shqetësuar për gjithçka që po ndodh atje dhe me sportin që po vazhdon të zhvillohet në këtë kohë pandemie. Unë i shoh gjërat nga një këndvështrim humanitar. Më dhemb shumë kur shoh që ne nuk mund të reagojmë ndaj realitetit".

Camilo Velasquez, një gazetar i futbollit në Nikaragua, që drejton sajtin më të njohur të këtij sporti në vend, “FutbolNica”, thotë se ndihet i turpëruar që "bota e sheh Nikaraguan si marrëzi", për faktin që nuk i ka pezulluar aktivitetet sportive.

Edhe Në Nikaragua organizohet ngjarje boksi në këtë kohë pandemie Sport Në Nikaragua organizohet ngjarje boksi në këtë kohë pandemie

"Nuk ka pothuajse asnjë sport që zhvillohet në nivel botëror, por tani të gjithë sytë janë kthyer kah Nikaragua, ku ka autoritarizëm të mjaftueshëm për të vazhduar të ekspozojë futbollistët ndaj këtij virusi për shkak se nuk është pezulluar kampionati”, tha ai.

Vazhdimi i sportit po shihet si përgjigje ndaj pandemisë COVID-19 nga Nikaragua. Edhe pse presidenti i vendit, Daniel Ortega, ka munguar nga publiku për një muaj, qeveria e tij socialiste ka insistuar se banorët duhet të vazhdojnë me jetën e tyre normale. Madje, u ka bërë presion qytetarëve për t’i vizituar festivalet e ndryshme dhe për të dalë në plazh. Edhe shkollat publike nuk janë mbyllur, pavarësisht rrezikut të infektimit me koronavirus...(gjerësisht në Kohën Ditore)