Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ngritja e Ola Ainas mes shumë dyshimesh e vuajtjesh

Në Kupën e Afrikës që u mbajt në Egjipt në fillim të këtij viti, 23-vjeçari Ola Aina luajti për herë të parë në një turne të madh ndërkombëtar, duke ndihmuar Përfaqësuesen e Nigerisë të përfundojë në pozitën e tretë. 

Me paraqitjen e tij, Aina e kompletoi një udhëtim të jashtëzakonshëm futbolli. I lindur në Southward, në jug të Londrës prej prindërve nigerianë, Aina është rritur nëpër rangjet profesionale të futbollit, duke luajtur për Chelsean, Torinon dhe Nigerinë. Udhëtimi i tij në futboll nisi kur mori pjesë në një turne të mbajtur në Bongor Regis, bregdetin anglez me gjeneratat e reja, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë turne u zgjodh “lojtari më i vlefshëm” në mesin e 600 të tjerëve dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e 15 skuadrave, përfshirë këtu Tottenhamin dhe Chelsean. 

Zgjodhi Chelsean dhe menjëherë iu bashkua ekipit U-11. Babai i tij, Olufemi Aina, është figura qendrore e këtij tregimi, pasi gjithmonë besonte se i biri i tij do të bëhej sportist i madh. 

Olufemi ka thënë se Ola ishte aq mbresëlënës fizikisht, saqë gjithmonë mbante me vete certifikatën e lindjes për të dëshmuar se po luan me moshën e duhur. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm