Michael Olise është tashmë prej lojtarëve më të mirë të sulmit në botë. Pasi shpërtheu te Crystal Palace, Olise u bë yll i madh te Bayerni në Gjermani. Dhe tani po shkëlqen te Franca në Kupën e Botës në SHBA, Kanada e Meksikë.
Ndonëse i lindur dhe i rritur në Angli, kampioni i dyfishtë i Bundesligës luan për Francën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOlise është i lindur në Londrën perëndimore më 12 dhjetor 2001 dhe është rritur në Hayes, në afërsi të Londrës. Është djali i nënës franko-algjeriane dhe babait nigerian. Origjina e tij multikulturore i dha opsione të shumta. Për shkak të prejardhje ka mundur të zgjedhë të luajë për Anglinë, Francën, Algjerinë apo Nigerinë.
Ai ishte i “kualifikuar” për Francën në bazë të nënës, ndërsa pasi luajti për Francën në nivelin e të rinjve, shkëlqeu në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Në gushtin e të njëjtit vit u ftua për herë të parë nga Didiers Deschamps.
I pyetur pse zgjodhi “Les Bleus” e jo vendin e lindjes, Olise tha: “Gjithnjë kam pasur lidhje me ekipin nacional të Francës dhe për këtë luaj për Francën”.
Në të kaluarën 24-vjeçari ka folur me shumë krenari për trashëgiminë e tij të pasur.
“Nacionaliteti tregon se prej nga vjen. Unë në fakt jam nga katër vende: Franca, Algjeria, Nigeria dhe Britania e Madhe. E konsideroj veten shumë me fat që i kam këto katër pjesë dhe të gjitha më pasurojnë. Ndiej çdo pjesë individuale tek unë. Kam zhvilluar lidhje me të gjitha vendet e mia. Derisa po rritesha në Londër, kemi vizituar rregullisht Algjerinë, Nigerinë dhe Francën”, ka theksuar Olise.
Ai nuk flet rrjedhshëm gjuhën frënge. Por në përgjithësi mund të bisedojë në gjuhën frënge dhe të kuptohet.
“Babai në shtëpi gjithnjë më ka folur anglisht. Nëna më ka folur frëngjisht. Dhe unë u jam përgjigjur të dyve në anglisht. Por ndihem komod edhe me frëngjishten”, ka thënë Olise.
Ai kupton dhe komunikon në frëngjisht, por e folura e tij në këtë gjuhë nuk është e përsosur. Olise ka pasur momente të sikletshme për këtë. Madje në një intervistë për një televizion francez kaloi në gjuhën angleze derisa bënte përpjekje të përgjigjej. Derisa ishte në skenë gjatë një ceremonie tha faleminderit (merci) në frëngjisht dhe më pas u ndal. Pyeti “a jemi direkt” dhe kaloi në gjuhën angleze.
Olise është shumë më i lirshëm në fushën e lojës. Madje po shkëlqen në Kupën e Botës për Francën, që në natën mes të shtunës e të dielës siguroi avancimin në çerekfinale.
Si asnjë lojtar tjetër, Olise i ka plot pesë asistime deri më tani. Ai po shkëlqen, bashkë me sulmuesit e tjerë francezë. Dhe Franca vlerësohet favorite e madhe për titullin e kampionit të botës.
Olise zakonisht shmang vëmendjen, e do shahun, mezi feston golat dhe shmang intervistat. Po ashtu nuk ka marrëveshje me asnjë kompani të veshëmbathjeve sportive. Ata që e njohin nga fëmijëria thonë se “natyra e tij e rezervuar nuk duhet të shihet si arrogancë”. Por është e vërteta e Michael.
Së fëmijë ai shkëlqeu në secilin sport në shkollë. Vendosi për futboll dhe tani ka prekur majën.