Kur bëhet fjalë për Botërorin e futbollit dhe për Shkodran Mustafin, atëherë befasitë janë të pritshme.
Katër vjet më parë ai befasisht u përfshi në ekipin e Gjermanisë dhe më pas e fitoi titullin e botës në kampionatin e mbajtur në Brazil, shkruan Koha Ditore.
Për botërorin “Rusia 2018”, për Mustafin u “rezervua” një befasi tjetër.
Ai nuk u përfshi në ekipin e Gjermanisë për botëror, ndonëse tani luan në një klub të nivelit dukshëm më të lartë se para katër vjetësh. Madje nuk është përfshirë as në ekipin e zgjeruar.
Mustafi, 26-vjeçar, është pjesë e klubit të madh anglez, Arsenal. Karriera e tij, si në klube ashtu edhe në përfaqësuese, ka pasur zhvillime interesante... (Më gjerësisht lexoni në E Diela me Kohën Ditore)