Një të enjte pasdite maji Sara McMann kishte hipur në veturën e saj “Mini Cooper” dhe kishte vozitur tri orë deri në Greensboro. Para se të arrinte në "Triad Math and Sciences Academy" për të mbajtur fjalimin në një ceremoni sportive atë mbrëmje, ajo kishte shënuar në iPhonen e saj gjashtë ide për jetën e saj.
Disa vjet më parë, kjo nuk do të ishte e mundur. McMann nuk do të ishte në gjendje të qëndronte para afro 300 personave dhe t'u thoshte atyre se prindërit e saj kanë qenë të varur nga heroina dhe se ajo është rritur nganjëherë pa rrymë apo nxehje, shkruan Washington Post. Nuk do të ishte në gjendje të thoshte se vëllai i saj ishte vrarë në mënyrë brutale në vitin 1999, përcjell Koha Ditore. Nuk do të ishte në gjendje t'u thoshte atyre se pesë vjet pas kësaj, njeriu me të cilin planifikonte të martohej humbi jetën në një aksident me veturë dhe se ajo ishte në timon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFjalimi ishte për aftësinë ripërtëritëse dhe McMann u tha se me gjithë ato dhimbje të pafundme që ka përjetuar, ajo prapë planifikon të bëhet kampione bote në serinë më të madhe të arteve marciale të përziera, UFC. Ajo e di se ora po ecën për mundësinë që të arrijë në majë të sportit të saj, ku mbetet ende një fytyrë relativisht e panjohur.
McMann, ish-medaliste olimpike në mundje, është 36-vjeçare dhe nënë beqare...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.