Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka shënuar një gol në barazimin e Zuerichut kundër Young Boys me rezultatin 3:3. Kololli shënoi golin për 2:0 në minutën e 10-të. Ai realizoi nga penalltia.
Kjo ndeshje e luajtur të shtunën i ka takuar javës së 11-të të Superligës zvicerane. Për 26-vjeçarin, që te Zuerichu po luan si sulmues i krahut të majtë, ishte goli i tretë në dhjetë takime, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka kontribuar edhe me dy asistime.
Ndërkohë në barazimin e Baselit kundër Xamaxit, 1:1, shënoi sulmuesi Albian Ajeti. Goli i realizuar të dielën, për Ajetin ishte i pesti në dhjetë ndeshje. Ai ka edhe tri asistime për Baselin.
Artikuj të ngjashëm
-
Kololli realizon dy gola në barazimin e Zurichut, Ajeti një për Baselin
-
Ajeti shënon dy gola, Kololli një
-
Kolollit i mjaftojnë pak minuta për t’i bërë për vete tifozët e Baselit
-
Kololli ia siguron Baselit fitoren e parë ndaj Young Boysit që nga viti 2020
-
Kololli shënon e asiston në ndeshjen e fundit të sezonit