Ylli brazilian i futbollit, Neymar, e ka përfunduar me sukses operimin në nyjën e këmbës.
31-vjeçari brazilian, pjesë e Paris Saint-Germainit, u operua në “Aspetar Hospital” në Doha të premten.
“Lojtari tani e nis periudhën e pushimit dhe të rikuperimit të nyjës”, ka shkruar të premten mbrëma klubi parisien.
Neymari do të jetë jashtë fushës për disa muaj.
Operimi i ligamentit në nyjën e këmbës së djathtë ishte i detyrueshëm, për shkak se braziliani ka pasur disa lëndime.
Të fundit e pësoi në ndeshjen e ligës ndaj Lillet.