Tek Al-Hilali nuk mund të llogarisin fare në shërbimet e sulmuesit Neymar për këtë edicion, kanë njoftuar mediumet e huaja të enjten. Ekipi nga Arabia Saudite është njoftuar se braziliani tashmë i ka dhënë fund para kohe këtij edicioni pas lëndimit që e pësoi muajin e shkuar.
Neymar u lëndua në ndeshjen e Brazilit kundër Uruguait dhe u detyrua t’i nënshtrohej operimit të ligamenteve të gjurit dhe meniskut. Ai tashmë ka nisur fazën e rehabilitimit, proces ky që do të jetë shumë i gjatë.
Sipas stafit mjekësor të Brazilit, Neymar nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë për një periudhë të gjatë. Në fakt, ai pritet të jetë i gatshëm për “Copa America”, që nis në muajin qershor të vitit të ardhshëm.
Për Neymarin, ky ishte operimi i tretë dhe për këtë arsye i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar plotësisht. Ai në verën e këtij viti iu bashkua Al-Hilalit nga Paris Saint-Germaini, dhe me ekipin saudit ka regjistruar pesë paraqitje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 3 asistime. Ai me Al-Hilalin ka kontratë deri në vitin 2025.