Sport

Neymari mungon ndaj Leipzigut

Sulmuesi Neymar do të mungojë në ndeshjen e Champions Leagues ndaj Leipzigut të martën.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Paris Saint-Germainit.

“Neymar nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Leipzigut. Ai ka pasur një problem muskulor dhe nuk ka arritur të rikuperohet për këtë takim”, thuhet në njoftimin e klubit. Neymar u lëndua me Përfaqësuesen e Brazilit në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.