Neymari është bërë lajm në mediat botërore, pavarësisht se është jashtë fushës së gjelbër për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës së djathtë.
Braziliani është bërë viral në rrjetet sociale, pas reagimit të tij kur humbi një milionë euro në lojën online të pokerit.
Ai ka nisur të qajë në mënyrë ironike pas humbjes së madhe të parave.
Neymar 31-vjeçar u desh të operohej në nyjën e këmbës dhe nuk ka luajtur në katër ndeshjet e fundit për skuadrën e Paris Saint-Germainit.
Ai ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 17 asistime në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat në këtë edicion.
Neymar ha perdido 1 millón de € jugando al póker y esta ha sido su reacción en directo pic.twitter.com/Dus8BcWyUM
— ceciarmy (@ceciarmy) March 29, 2023