Neymari i inspiruar udhëhoqi Barcelonën drejt fitores 4:1 ndaj Villarrealit, të shtunën, në një performancë që trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, thotë se dëshmoi se braziliani është një klas në vete.
Barcelona me fitoren e shënuar ka mbajtur kreun në renditje në La Liga me 84 pikë nga 36 ndeshje. Ka pikë të njëjta me Real Madridin që zë vendin e dytë. Mirëpo, Reali ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLionel Messi shënoi dy gola, ndërsa Neymar e Luis Suarez shënuan nga një, duke dërguar numrin e golave të treshes ofensive të Barçës në 102 sosh në të gjitha garat këtë stinor, shkruan sot “Koha Ditore”. Është stinori i tretë rresht që treshja MSN ka arritur shifrën e 100 golave.
Messi ka shënuar 51 gola, Suarez 35 dhe Neymar 16. Por ishte Neymar që vodhi spektaklin me depërtimet e tij nga krahu i majtë.
“Fakti se shënuam katër gola kundër Villarrealit tregon se sa mirë luajtëm. Ne po kemi një stinor të shkëlqyeshëm. Neymari interpreton futbollin si askush tjetër. Shumica e solo depërtimeve të tij janë aq të shpejta sa që nuk kam kohë të shoh se çfarë bëri. Është kënaqësi të shohësh. Çdo tifoz do të vlerësonte atë që bën Neymari, nganjëherë është më tepër balet sesa futboll”, ka thënë trajneri iBarçës, Luis Enrique... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.