Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça fiton ndeshjen dramatike

Barcelona ka shënuar fitore në ndeshjen dramatike ndaj Villarrealit. Të dielën mbrëma, Barça fitoi 4:3 në udhëtim.

Ndeshja i takoi xhiros së tretë të La Ligas spanjolle.

Gavi e Frenkie de Jong shënuan në minutën e 12-të dhe 15-të për epërsinë 2:0 të Barcelonës. Villarreali barazoi shifrat me golat e Juan Foyth në minutën e 26-të dhe Alexander Sorloth në minutën e 40-të.

Alex Baena shënoi më pas në minutën e 50-të për epërsinë 3:2 të Villarrealit.

Por Barça nuk u dorëzua. Për 3:3 shënoi Ferran Torres në minutën e 68-të, ndërsa Robert Lewandowski shënoi golin e fitores, 4:3, në minutën e 71-të.

Barça shënoi fitoren e dytë. I ka shtatë pikë.