Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymar mungon ndaj Deportivos

Barcelona ka konfirmuar se Neymar nuk do të paraqitet në përballjen e nesërme ndaj Deportivo La Corunas në kuadër të La Ligas.

Gjiganti evropian përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se Neymar ka dhimbje në këmbën e tij të majtë, kurse do të mungojë edhe Rafinha, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Neymar ishte një nga më meritorët në fitoren historike ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy herë, bëri një asist, si dhe nxori një penalti.

Barcelona me atë rikthim sensacional bëhet ekipi i parë në histori të kësaj gare që përmbys disavantazhin prej 4-0 nga ndeshja e parë.

Nesër nga ora 16:15 Barcelona luan mysafir i Deportivos, derisa është lider një pikë para Realit, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.