Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari lëndohet 6 ditë para duelit me Barçën

Vetëm gjashtë ditë para takimit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka marrë lëndim të rëndë në duelin kundër Caenit në Kupën e Francës.

Ai është larguar nga fusha në minutën e 59-të dhe është parë duke çaluar pas duelit.

Neymari mund të jetë mungesa e dytë e rëndësishme e PSG-së, pasi është raportuar se edhe Angel Di Maria nuk do të mund të jetë i gatshëm për duelin e parë ndaj Barcelonës.

Artikuj të ngjashëm