Alarm te skuadra e PSG-së ka pasur të dielën, pasi njëri prej lojtarëve më të mirë të skuadrës, Neymar, është dashur të largohej nga fusha e lojës me barele.
Neymari është lënduar rëndë në duelin kundër Lilleit të Edon Zhegrovës.
Ai u zëvendësua në minutën e 51-të.
Zhegrova është në bankën rezervë, ndërsa pas 70 minutave lojë, rezultati është 3:2 në të mirë të Lilleit.
Neymari është në dyshim për të luajtur edhe në Ligën e Kampionëve kundër Bayernit.