Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymar mund të largohet nga PSG për një shumë qesharake

Neymar mund të largohet nga PSG gjatë verës së ardhshme për një shumë qesharake. Nuk është shaka.

Rrugët e talentit brazilian dhe Paris Saint Germain me shumë gjasa do të ndahen.

Në Spanjë “Mundo Deportivo”, shkruan se ylli brazilian do të jetë i lirë të largohet nga PSG në vitin 2020.

Sipas gazetës spanjolle, Neymar ka një klauzolë lirimi prej 170 milionë eurosh që do të hyjë në fuqi pas sezonit të ardhshëm.

Neymar nuk kishte klauzolë lirimi në tra vitet e para të marrëveshjes. Por kjo do të ndryshojë pas sezonit 2019-2020.

Ndërkohë që kontaktet me Real Madrid nuk mungojnë./ksp