Ylli brazilian Neymari, ishte një ndër lojtarët më të kritikuar në Kupën e Botës për mënyrën se si e tepronte me reagime pas ndërhyrjeve.
Por, sulmuesi i Paris Saint Germainit, e ka pranuar se ndonjëherë e tepron me reagimet e tij në fushë, por thotë se vuan shumë nga ndërhyrjet që i bëhen nga lojtarët kundërshtarë. Në një reklamë për Gillete, Neymar arsyetohet për këto reagime, transmeton koha.net.
“Nëse njerëzit thonë se rrëzohem më shumë sa që duhet, kjo është më e dhimbshme se kur dikush të shkelë, në një gju të operuar.
Ndonjëherë nuk është lehtë të merresh me frustrimin tim. Brenda meje ende është një djalë i ri, që në njërën anë çudit botën, por në anën tjetër edhe mërzitë njerëzit. Duhet të mësojë të mbajë të gjallë, këtë djalosh brenda meje, por jo në fushë”.
Mund të jem rrëzuar, por tani jam ngritur dhe gjithë kombi do jetë me mua”, thotë Neymar në këtë reklamë.