Sport

Neymar e thërret Coutinhon: Përshtatet te Barcelona

Neymar beson se bashkëkombësi i tij dhe mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, do të përshtatej jashtëzakonisht shumë te loja e Barcelonës, transmeton koha.net.

“Një lojtar i Premierligës që do të dëshiroja ta kem te Barcelona, padyshim se do të ishte Coutinho. Ai është lojtar që do të përshtatej shumë në ekipin tonë”, ka deklaruar Neymar.

24-vjecari Coutinho ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2022, ndërsa këtë sezon me “Të Kuqtë” në 27 ndeshje në total ka shtatë gola dhe shtatë asistime.