Piloti i serisë së garave me vetura NASCAR, Ryan Newman është liruar nga spitali pas aksidentit të rëndë që pësoi në garën Daytona 500 në Florida të hënën.
Amerikani 42-vje[ar mori lëndime serioze, por jo të rrezikshme për jetë, kur vetura e tij Ford Mustang u godit nga pas dhe u ngritë lartë e u rrotullua.
Të mërkurën pasdite Newman është liruar nga Qendra Mjekësore Halifax. Skuadra e tij Roush Fenway Racing ka kumtuar lajmin, transmeton Koha.net.