Piloti Stefan Wilson është dërguar me urgjencë në spital të hënën pas një aksidenti të rëndë në stërvitje për garën e IndyCar, Indianapolis 500, raporton “Daily Mail”.
Wilson është vendosur në barele dhe u dërgua në spital pas përplasjes që pati me Katherine Leggen.
Ekipet e ndihmës së parë u desh fillimisht ta imobilizonin Wilsonin para se ta dërgonin në spital. Ai bëri me gisht për të treguar se është në rregull.
“Mund të ju them se ai është mirë. Është në frymë të mirë”, ka thënë doktoresha Julia Vaizer, drejtoreshë mjekësore për IndyCar.
Vëllai i Wilsonit, Justini, është piloti i fundit që ka humbur jetën në shteg. Ai vdiq në garën e vitit 2015, kur Sage Karam u aksidentua para tij dhe një pjesë e veturës së tij e goditi Wilsonin në helmetë.
-
Offset qëllohet me armë zjarri
-
New York, dy pilotë humbin jetën pas përplasjes së aeroplanit me automjetin e zjarrfikësve në pistë
-
Garoi me ligament të këputur, Lindsey Vonn rrëzohet në fillim të garës
-
Shoferi i veturës ku u lëndua Joshua paraqitet në gjykatë
-
Joshua në gjendje stabile pas aksidentit që la dy të vdekur