Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle siguron një pikë në fund të ndeshjes

Allan Saint-Maximin në mënyrë të shkëlqyer shënoi një gol në fundin e ndeshjes dhe i siguroi Newcastleit një pikë.

Takimi i xhiros së katërt ndërmjet Wolverhamptonit dhe Newcastlet i zhvilluar të dielën, u mbyll me rezultatin 1:1.

Newcastle ende nuk ka pësuar disfatë në fillim të këtij sezoni.

Me gol të bukur Wolvesi kaloi në epërsi pasi shënoi Ruben Neves në minutën e 38-të.

Por ishte Saint-Maximin që i barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin final.

Newcastle në katër ndeshje ka gjashtë pikë.

Wolvesi i parafundit në tabelë ka dy pikë.

Artikuj të ngjashëm