Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle e Lutoni barazojnë në ndeshjen me tetë gola

Newcastle dhe Lutoni shënuan tetë gola por morën vetëm një pikë. Ndeshja e xhiros së 23-të të Premier Leagues u mbyll 4:4 dhe ishte shumë dramatike.

Sean Longstaff në minutën e shtatë shënoi për 1:0, kurse Gabriel Osho i barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 21-të. Longstaff shënoi tjetër gol për 2:1 në minutën e 23-të, teksa Ross Barkley i dërgoi skuadrat në pushim me rezultat të barabartë, pas golit të shënuar në minutën e 40-të. Carlton Morris në minutën e 59-të dhe Elijah Adebayo tre minuta më pas, i shënuan dy golat e fundit për mysafirët. Ndërkohë, Kieran Trippier në minutën e 67-të dhe Harvey Barnes në minutën e 73-të, realizuan për 4:4.

Gola nuk pati më dhe ndeshja u mbyll baras.

Newcastle ka 33 pikë në mesin e tabelës pas 23 ndeshjeve. Lutoni ka grumbulluar 20 pikë dhe lufton për mbetje në elitë.