Mesfushori defensiv, Amadou Haidara, sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i parë i Newcastle Unitedit për sezonin e ardhshëm.
“Bild” ka bërë të ditur se Newcastle do ta paguajë klauzolën e lirimit të 24-vjeçarit, i cili ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2025.
Për transferimin e Haidaras në verë, ekipi anglez do të paguajë 37 milionë euro. Reprezentuesi i Malit këtë edicion ka treguar paraqitje të mira, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat për ekipin nga Bundesliga. Ai iu bashkua Leipzigut në janar të vitit 2019 nga Salzburgu.