Mesfushori defensiv Amadou Haidara pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League. Në fakt, ai do të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit në afatin kalimtar, ka raportuar të martën “Daily Mirror”. Bëhet e ditur se Manchester Unitedi tashmë ka arritur marrëveshje me Leipzigun për Haidaran, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon te ekipi gjerman.
Për kartonin e 23-vjeçarit. Unitedi pritet të paguajë rreth 40 milionë euro. Haidara ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2025 ndërsa ekipit nga Bundesliga iu bashkua në vitin 2019 nga Salzburgu. Këtë sezon, ai ka shënuar tre gola në 18 paraqitje.
Haidara ka edhe 24 ndeshje e katër gola të shënuar me Përfaqësuesen e Malit.